Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, në Shkollën e Magjistraturës u zhvillua takimi informues për promovimin e programeve të studimit pasuniversitar në Mbretërinë e Bashkuar “Chevening Fellowships”.
Më specifikisht, takimi informues fokusohej në “Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship” – trajnim disa javor në fushën e sigurisë kibernetike, i cili zhvillohet gjatë periudhësshtator-nëntor 2025 në Universitetin Cranfield të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë takim morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, si dhe kandidatë për magjistratë tëviteve të ndryshme të studimeve në Shkollën e Magjistraturës, të cilët u informuan për kriteret e vlerësimit të aplikimeve për regjistrimin në këto aktivitete dhe mundësitë për tu bërë pjesë e Grupeve Chevening Alumni.